1 Gjonit 5:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur nga Perëndia; dhe kushdo që do atë që e ka ngjizur, do edhe atë që ka qenë ngjizur nga ai.

2. Nga kjo ne dimë t'i duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij.

3. Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të zbatojmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda.

4. Sepse çdo gjë që ka lindur nga Perëndia e mund botën; dhe kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë.

1 Gjonit 5