1 e Korintasve 8:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Për sa u përket flijimeve për idhujt, ne e dimë se të gjithë kemi njohuri; njohuria krekos, kurse dashuria ndërton.

2. Në qoftë se dikush mendon se di diçka, ai nuk di ende asgjë sikundër duhet të dijë.

3. Por në qoftë se dikush e do Perëndinë, ai është i njohur prej tij.

4. Pra, për sa i përket të ngrënit të flive që u bëhen idhujve, ne e dimë se idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka Perëndi tjetër, veç një.

5. Sepse, ndonëse ka të ashtuquajtura perëndi në qiell a në tokë (sikurse ka shumë perëndi dhe shumë zotër),

1 e Korintasve 8