13. Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë,
14. sepse, në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme.
15. Po atëherë? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen; do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.
16. Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanët, si do të thotë "amen" për falënderimin tënd, kur nuk merr vesh ç'po thua?
17. Sepse ti edhe mund të falënderosh mirë, por tjetri nuk ndërtohet.
18. Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.
19. Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mençurinë time për mësimin e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër.
20. Vëllezër, mos u bëni kalamaj nga mendja, por bëhuni foshnjë për të ligën, dhe burra të pjekur nga mendja.
21. Në ligj është shkruar: ''Unë do t'i flas këtij populli në gjuhë të huaja dhe me buzë të tjera, por as kështu nuk do të më dëgjojnë'', thotë Zoti.